Zbardhet masakra në Dajç – Parubi pranon me gjakftohtësi vrasjen, 38 plumba u derdhën në lokal

438
Sigal


Gazeta Telegraf/ Plot 38 gezhoja
automatiku janë sekuestruar në lokalin ku u krye masakra me dy të vrarë dhe 4
të plagosur mbrëmjen e 3 tetorit në Dajç të Shkodrës.


Policia thotë se për këtë masakër
ka dy autorë, Miklovan Parubi dhe Marçel Shpijati, 26 vjec, banues në “Dajç”, “pasi dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen dhe plagosjen me armë
zjarri”


Parubit iu sekuestrua dhe një
armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë, ndërsa në
banesë i’u gjet 1 483 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të
cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Motivi i ngjarjes është një
koflikt për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) para ngjarjes por
shtetasi Miklovan Parubi njihet në zonë me probleme emocionale të
pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike.

 

Informacioni i policisë

Më datë 03.10.2016, rreth orës
22: 40 jemi njoftuar se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkodër, ka të
shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
policore që kanë konstatuar se shtetasi 
Miklovan Parubi, 33
vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit 
Arjet Saiti 42 vjeç
dhe 
Gacalin Kopshti, 30
vjeç. Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit 
A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K. 22 vjeç
dhe 
K.M. 26 vjeç,
të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e D.V.P dhe
Komisariatit Shkodër në bashkëpunim dhe me F.N.Sh Shkodër menjëherë
bllokuan  zonën përreth ngjarjes dhe ngritën pika kontrrolli, me qëllim
kapjen e autorit. Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale
gjatë një pune të pandërprerë forcat e D.V.P Shkodër bënë të mundur në një kohë
të shkurtër të kapin autorin Miklovan Parubi në afërsi të banesës së tij.

 

Akuzat 

 

Materialet i’u referuan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Miklovan Parubi për
veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e
mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe
municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79,
22, 278/3, 25 dhe 283 të Kodit Penal ndërsa për shtetasin Marçel Shpijati për
veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e
mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe
municionit” parashikuar nga nenet 79, 22, 278/3, dhe 25, të Kodit Penal .
 

 

Ndërkohë publikohen pamjet e
momentit para masakrës së ndodhur në Dajç të Shkodrës.  Kamerat e sigurisë
kanë arritur të filmojnë momentin kur në tryezë kanë qenë duke luajtur me
poker.