Zbardhet krimi në Durrës, palët në konflikt me precedentë penalë

415
Fillimisht u raportuan për dy të plagosur, më pas bilanci është rritur duke shkuar në tre të lënduar. Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme, gjatë një sherri mes personash që njihen si kontigjent krimi nga policia në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr. 11, fare pranë qendrës së qytetit. Të plagosurit dhe autorët e ngjarjes kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë, për të sqaruar një konflikt të disa ditëve më parë mes tyre. Mosmarrëveshja është rënduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta. Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri, ndërsa Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha janë plagosur me thikë. Ndërkohë, në konflikt është përfshirë edhe shtetasi Elton Hoxha. Burime policore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë autorët, njëkohësisht të plagosurit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakun e mosmarrëveshjes. Sipas këtyre burimeve, palët në konflikt janë persona me precedentë penalë
Sigal