Zbardhet ekspertiza/ 22-vjeçari shqiptar u qëllua me armë pas shpine

474
Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore italiane mbi vrasjen e 22-vjeçarit, Gjergj Gjoni, nga Puka. Sipas ekspertizës, ka rezultuar se viktima është qëlluar me një plumb pas shpine nga pensionisti italian, Françesko Siçinjano. Ky element hedh poshtë deklaratat e pensionistit nga Milano se i riu kishte tentuar ta dhunonte dhe ky e kishte qëlluar me armë. Ndërkohë, më 30 tetor pritet të bëhet ekspertiza e armës me të cilën është qëlluar i riu shqiptar.
Sigal