Zbardhet dëshmia, Dushaj: S’jam penduar do të vrisja dhe vëllanë e tretë

494
Pas dy ditësh arrati, është dorëzuar në Policinë e Tiranës autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi në Shkodër. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije se 30-vjeçari Aleksandër Dushaj është vetëdorëzuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
30-vjeçari Dushaj mësohet të ketë deklaruar në polici se ka deklaruar në polici se nuk është penduar për vrasjen e dyfishtë madje ka shkuar më tej duke thënë një tjetër deklaratë të fortë se nëse do të kishte patur mundësi do të kishte vrarë edhe vëllain e tretë.
Ndërkohë, teksa është shoqëruar në Policinë e Tiranës, burimet thonë se 30-vjeçari ka pranuar krimin e dyfishtë. “Isha shumë i zemëruar me ta ndaj dhe nuk u përmbajtja dot”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë autori i vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër. 
Dushaj mësohet se është lokalizuar te sheshi “Shqiponja” në Tiranë, ku pas negociatave iu është dorëzuar policisë, ndërsa ka marrë siguri për jetën. “Qëndruam disa orë duke negociuar me të, deri në përfundim na u dorëzua”, është shprehur një nga burimet në policinë e Tiranës. 
Sigal