Zbardhet atentati në Vlorë, ja se çfarë filmuan kamerat e sigurisë

428
Policia tashmë ka zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë lidhur me atentatin në Vlorë. Ndonëse Armando Sulejmani ka deklaruar se atij i zunë pritë të dielën kur i bënë atentat, por ai nuk u përgjigj me armë, uniformat blu kanë prova për të kundërtën. Policia konfirmon se është qëlluar me armë zjarri nga të dyja palët. Sipas burimeve zyrtare, thuhet se Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, pasi është qëlluar është ngjitur në pallat duke qëlluar drejt autorëve me pistoletën që mbante me vete. Dyshohet se një prej autorëve të jetë plagosur, por nga verifikimi në qendra shëndetësore dhe spitalet përreth nuk rezulton se ai të jetë mjekuar. Policia ka kqyrur kamerat në disa njësi tregtare të zonës, duke konstatuar lëvizjet e dy personave. Ata mendohet se janë të moshës 20 deri në 25 vjeç, me maska në kokë dhe të armatosur me pistoletë.
Sigal