Zbardhen emrat e 7 të plagosurve nga shpërthimi në Shkodër…

526
Nga shpërthimi në Shkodër, ngjarje e ndodhur gjatë paradites së sotme, kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës.
Burimet policore bëjnë të ditur se objektiv i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit.
Ndërkohë që mësohet se të lënduar apo plagosur nga ky shpërthim kanë mbetur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra, Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.
Eksplozivi mësohet se ishte vendosur në një automjet Fuoristrade, ndërsa ka shpërthyer pasi drejtuesi i tij kishte zbritur nga makina. Si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë, veç Kullës.
Sigal