Zbardhen detaje nga vrasja e 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës, dy të arrestuar

534
Policia e Dibrës ka zbardhur vrasjen e Alban Kaloshit, 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës nga dy persona të panjohur duke gdhirë e premtja. Kaloshi, pronar i një pike bastesh në Dibër, ishte goditur me plumb në kraharor.
Njeri nga autorët është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Dibrës. Ai quhet Viktori Elezi, 37 vjeç ndërsa një person tjetër, Veli Titini, u arrestua si përkrahës.
Në orët e mbrëmjes, Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër është vetëdorëzuar në komisariat duke pranuar vrasjen, bënë me dije burime zyrtare nga Policia. Nga deklarimet paraprake të Elezit, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.
Sigal