Zarf me plumb në derën e shtëpisë, i riu nga Saranda tregon momentin e frikshëm

491
Sigal

Një 26-vjeçar nga Saranda ka denoncuar në Komisariatin e policisë një kërcënim në adresë të tij.

Sipas të dhënave të bëra të ditutra nga ana e policisë, i riu me iniciale L. SH., 26 vjeç ka deklaruar se poshtë banesës ka gjetur një zarf, brenda të cilit kishte një letër kërcënuese dhe një plumb.

“Po dilja për në punë në mëngjes, kur poshtë shtëpisë gjeta zarfin”, ka thënë 26-vjeçari. Policia ka nisur hetimet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje të municionit luftarak”.

Nuk dihet ende nëse i riu ka dhënë ndonjë pistë hetimi për policinë, apo ndonjë konflikt të mundshëm më herët.