Zagani: Politika të mos shfrytëzojë denoncimet e mia për luftën politike

542
Dritan Zagani, ish-oficeri i policisë që ka denoncuar lidhjet e trafikantëve të drogës me eksponentë të politikës, ka reaguar përmes një komenti në Facebook ndaj reagimeve të politikës për den0oncimet e tij. Zagani përmes një apeli kërkon që politika të mos përdorë denoncimet e tij në luftën politike në vend, port ë shikojë aspektin ligjor të të gjitha denoncimeve. “Do tu lutem përfaqësuesve të politikës që në politik¬bërjen e tyre ti lënë insinuatat politike në lidhje me mua, dhe të shikojnë anën ligjore përsa i përket asaj që unë kam thënë, do ta them e mbroj deri sa të kem frymë, që është lufta kundër këtyre trafikantëve të paskrupullt, që me veprimtarinë e tyre kriminale e mbështetjen në forma të ndryshme të politikës na bëjnë të ndihemi si plehra para mbarë opinionit ndërkombëtar”, shkruan Zagani në reagimin e tij në rrjetin social.
Reagimi në FB i ish-oficerit Dritan Zagani
Duke parë reagimet e politikës sot mbi deklarimet e bëra nga ana ime desha të sqaroj pak pozicionin tim në lidhje me to:
Së pari, unë jam një person që në jetën time as nuk kam qenë i angazhuar,as nuk do jem ndonjëherë pjesë e politikës në asnjë lloj forme apo bashkëpunimi me ta (këtë e them për të gjithë, majtas, djathtas apo lesh e li të qendrës qofshin).
Së dyti, do tu lutem përfaqësuesve të politikës që në politik¬bërjen e tyre ti lënë insinuatat politike në lidhje me mua, dhe të shikojnë anën ligjore përsa i përket asaj që unë kam thënë, do ta them e mbroj deri sa të kem frymë, që është lufta kundër këtyre trafikantëve të paskrupullt, që me veprimtarinë e tyre kriminale e mbështetjen në forma të ndryshme të politikës na bëjnë të ndihemi si plehra para mbarë opinionit ndërkombëtar.
Së treti, Zotërinj unë kam qenë dhe në dashte zoti të dalë e drejta ime do jem përsëri, vetëm një funksionar i shtetit në profesionin tim që është ai i Oficerit të Policisë së Shtetit dhe asnjëherë shërbëtor i Partive politike. Dhe për ta mbyllur pasi dhe kaq nuk është një dicka e imja të merrem me këto gjëra, po ju sqaroj që zgjodha si link këtë të “Opinion” jo pse flet për deklarimet qesharake të një eksponenti të PS, por se në fakt këta kanë ca kohë që më akuzojnë si i shitur te kundërshtaret e tyre, të cilët duhet thënë për hir të vërtetës, që nuk është faji im se këto që unë them po shfrytëzohen politikisht nga PD, por është ajo cka unë e ndjej për detyre ta bëj ndaj të drejtes time, familjes time që tu kthej jetën e vjedhur nga këta trafikant me pushtet, si dhe ajo që ndjej për detyrë të bëj për vendin dhe bashkëatdhetarët e mi.
Sigal