Vuri në rrezik sigurinë e burgut të Drenovës, pezullohet nga detyra shefi i policisë

202

Është pezulluar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë shefi i policisë së burgjeve në Drenovë Adriatik Parisi.

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se Parisi u pezullua në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve duke vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenoves.

Kjo është hera e dytë që Parisi pezullohet në harkun kohor të dy viteve. Në mars të 2017 u pezullua për futje droge në burg, konkretisht herorinë.

Bashkë me Parisin asokohe u pezulluan dhe 7 punonjës së sigurisë në burgje, po duket se dhe rikthimi i tij  në krye të institucionit nuk ka qenë shumë i gjatë.