Vuante nga shëndeti mendor, 55 vjeçarja djeg nënën me benzinë

413
VLORË – Në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm, një 84 vjeçare është djegur me lëndë djegëse, nga vajza e saj Rira Shakaj, e cila vuante nga shëndeti mendor.
Mësohet se 55 vjeçarja e ka djegur nënë e saj R. Shakaj, në banesën e saj, në katin e 5-të të një pallati në lagjen Pavarsia, në Vlorë.
Ndërkohë, e dëmtuara është shoqëruar menjëherë në spitalin e vlorës ku po mer edhe ndihmën e nevojshme.
Policia e vlorës, e cila ka mbërritur në vendngjarje sapo është njoftuar, ka nisur menjëherë hetimet proçeduriale. 
Sigal