Vritet një tjetër shqiptar në Siri

553
Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri. Gazeta Blic ka marrë vesh se i vrari është Hamdi (Fadil) Krusha 22 vjeçar. Ai sipas familjarëve të tij është vrarë me ditën e shtunë, me datë 02.04.2016. Sipas burimeve të Gazetës Blic, familja e të vrarit, që jeton në Prizren në lagjen ‘Jeta e Re’, për rastin është njoftuar të dielën pasdite (03.04.2016), nga bashkëluftëtarë e djalit të tyre, tashmë të vrarë. Familjarët janë njoftuar për vdekjen e djalit të tyre edhe përmes një bashkëluftëtari të Hamdiut, në Siri, gjithashtu prizrenas. “Hamdi Krusha i takonte grupit terrorist Al- Nusra”, i ka thënë ky burim. Mësohet se ai është varrosur në Siri. Familjarët e tij që nga e diela pasdite kanë hapur dyert për ngushëllime. Hamdiu ishte bashkuar me luftëtarët në Siri para më shumë dy vitesh. Ai, atje mbante emrin Sulejman El-Albani.
Sigal