Vritet një person në Elbasan, goditet disa herë me thikë

438
Një 41 vjeçar është vrarë me thikë mëngjesin e sotëm në afersi të Kryqezimit të Cërrikut, tek vendi i quajtur “Ish thertorja”. Sipas policisë së Elbasanit viktima, Agron Lleshanaku, me banim në Elbasan ishte i goditur me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit. 
Ai kishte shkuar i pajetë mëngjesin e 18 qershorit në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Shërbimet e policisë, prej një harku kohor të shkurtër bënë të mundur identifikimin në kohë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë dhe po punohet për arrestimin e tij. 
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimes dhe autorit të dyshuar, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e saj. 
Sigal