Vritet në Siri Mariglen Dervishllari, shqiptari i lidhur me celulën e xhihadistes italiane

440
Mariglen Dervishllari është viktima e rradhës në luftën e shenjtë të xhihadit në Siri. I rekrutuar dhe dërguar në Siri nga imami i vetshpallur i xhamisë së Mëzesit Bujar Hysa, Dervishllari mësohet se ka humbur jetën rreth një muaj më parë gjatë luftimeve në Siri. Informacioni për vdekjen e Dervishllarit i është përcjell Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Shtetit nga partnerët ndërkombëtarë të inteligjencës. I riu nga fshatrat e Pogradecit ishte rikthyer në Siri për herë të dytë në vitin 2013, ndërsa për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ai është identifikuar si person me lidhje të afërta me imamin nën akuzë për terrorizëm Bujar Hysa dhe celulën e “Fatimës” në Itali.
Por cili është xhihadisti i vrarë në Siri?
Mariglen Dervishllari është një emër i njohur dhe për njësitë antiterroriste në Itali ku pak kohë më parë ai është identifikuar pas zbulimit të një celule xhihadiste me shqiptar e italian e njohur me të renë e konvertuar në luftëtare “Fatima”. Ai rezulton se është bashkëshorti i Serjolës, motrës së Aldo Kubuzit dhe ky i fundit luftëtar në Siri njëherazi bashkëshortë i Maria Gulia Sergos e njohur si Fatima. Dervishllari është një ndër 140 shqiptarët të dyshuar se kanë ikur në Siri për luftën e shenjtë ndërsa bilanci i viktimave deri më tani përllogaritet në 14 shqiptarë të vdekur. 
Sigal