Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

504
Sigal

Një vrasje me arme zjarri ka ndodhur orët e vona të së hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, pranë ish-Kombinatit të Peshkut.

Burime paraprake thonë se viktimës, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihen, dyshohet se i kanë bërë pritë.

Nuk ka ende të dhëna rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e policisë.