Vritet me armë zjarri një 79 vjeçar në Brosh (Emri)

468
Vritet një person me armë zjarri në Borsh të Himarës. Krimi i rënë ka ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.

Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
Sigal