Vret veten gruaja në Has, e goditi bashkëshorti në sy të miqve

502
Një 41-vjeçare nga Hasi është vetvrarë mëngjesin e së dielës ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, i cili akuzohet se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes.
Viktima është 41-vjeçarja me iniciale A.M, ndërsa në pranga ka rënë 49-vjecari Bali Muhadri. Një natë më parë në familjen Muhadri në Has kanë ardhur dy vajzat e martuara në Kosovë dhe femijët e tyre për të kaluar një natë pranë prindërve.
Mësohet se gjatë darkës 49-vjeçari gjatë gjithë kohës ka ofenduar dhe ka goditur disa herë bashkëshorten e tij në sy të miqve të familjes. Kjo e fundit e fyer dhe indinjuar nga këto akte ka vendosur të ndërmarrë hapin fatal, kur burri i saj ka shkuar për të përcjellë miqtë e ardhur nga Kosova mëngjesin e sotëm.
41-vjeçarja ka marrë armën e zjarrit tip automatik që familja hasjane mbante në banesë dhe ka kryer vetvrasje. Në momentin e ngjarjes në banesë ndodheshin tre fëmijët e familjes Muhadri, ndërsa kryefamiljari ka ardhur pak më vonë në banesë.
Policia e Krumës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar kryefamiljarin, i cili sipas pohimeve të fëmijëve prej kohësh ushtronte dhunë fizike dhe verbale ndaj gruas së tij.
Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën 41-vjeçarja kreu vrasjen. 
Sigal