Vret gruan shtatzënë në muaj mjalti

103
Një ish-Komando është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes së tij të re në Egjipt.
Sofie Daenen, 32 vjeç, mbeti e vrarë vetëm pak ditë pas dasmës së saj në resortin turistik, Sharm-el-Sheikh, vitin e shkuar.
E gjithë familja e saj e kishte kundërshtuar martesën me 35-vjeçarin Gregory Vande Vyvere, nga Waregem e Belgjikës. Madje babai i saj momente përpara se të ikte për muajin e mjaltit i kishte thënë: Kam frikë se nuk do të kthehesh më.
Daenen, e cila ishte 4 muajshe shtatzënë, u gjet e vdekur në tualetin e hotelit e mbuluar nga hematomat dhe shenja kafshimi, pasi Vande Vyvere telefonoi policinë 2 ditë pas vdekjes.
Sipas autopsisë, 32-vjeçarja ishte rrahur, goditur dhe kafshuar për vdekje.
Gjatë gjyqit u zbulua se thuajse asnjë prej familjarëve të Sofie nuk e kishte aprovuar martesën, duke deklaruar se bashkëshorti e rrihte rregullisht.
Ata madje rrëfyen se edhe ditën e dasmës, ajo kishte pasur shenja dhune në trup.
Të enjten, Vande Vyvere u shpall fajtor nga një gjykatë egjiptiane, për vrasje. Dikur pjesë e ushtrisë belge, ai u dënua me 25 vjet heqje lirie, dënim që do ta vuajë në një burg egjiptian.
32-vjeçarja Daenen la pas dy fëmijë të moshës 10 dhe 8 vjeç nga një lidhje e mëparshme.