Vrau shqiptarin që ndërhyri në sherr, Prokuroria: Burg për jetë italianit

415
Në Gjykatën e Barit po zhvillohet gjyqi për vrasjen e Florian Mesuti, të riut shqiptar që u vra më 29 gusht të vitit të kaluar. Prokurori Blado Pisani kërkoi dënim me burg të përjetshëm për autorin, 23-vjeçarin italian, Francis Caldarola.
Mesuti u vra pasi ndërhyri për shuarjen e një sherri fëmijësh. Krahas, në gjyq ka edhe pretendime për dëm civil, ku Komuna e Barit ka kërkuar 500 mijë euro ndërsa shtatë të afërm të viktimës kanë kërkuar në total 1.5 milionë euro dëmshpërblim.
Vrasja e shqiptarit erdhi pasi Mesuti ndërhyri në një sherr mes fëmijësh, ku ishin përfshirë fëmija e një bosi të grupit kiminal “Liria e Barit” dhe një fëmijë shqiptarë. Gjykata pritet të japi vendimin për të akuzuarit më 28 tetor.
Sigal