Vrau shqiptarin pasi e gjeti me gruan, autori: Nuk doja ta vrisja, por vetëm ta trembja

459
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë kur një shqiptar në Itali u vra, pasi u kap teksa kryente marrëdhënje intime me një grua italiane, bashkëshorti i saj vrasës ka folur duke thënë se ai nuk kishte ndërmend që ta vriste shqiptarin, por thjeshtë ti jepte një mësim atij.
Italiani 52 vjeçar, përmes avokatit të tij, ka thënë se vrasja ndodhi në vetëmbrojtje e sipër pasi kjo është një histori delikate, pasi mes dy meshkujve ka patur një përleshje ku në pantallonat e 52 vjeçarit janë gjetur njolla gjaku.
Pritet që kjo vrasje të konsiderohet nga trupi gjykues i çështjes si një vrasje e kryer për xhelozi, ku viktimë mbeti shqiptari Halil Tahi 49 vjeç që u godit me thikë nga italiani.
Shqiptari u godit me thikë për vdekje në një parking ndërkohë që 52 vjeçari ishte i martuar dhe me dy vajza. 
Sigal