Vrau shqiptarin, dënohet me 26 vite burg rumuni

55
Një 27 vjeçar rumun është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e shqiptari Piro Moçka. Viktima u godit me thikë për vdekje në oborrin e një klubi nate midis datë 6 dhe 7 shtator të vitit 2014. Konflikti i momentit, mbase për shkak edhe të përdorimit të alkoolit, degjeneroi me përdorimin e armës së ftohtë nga ana e shtetasit rumun, Vasile Izvoranu. Moçka u dërgua me urgjencë në spital nga miqtë e tij, por nuk arriti të mbijetonte. Menjëherë pas ngjarjes, Izvoranu me vëllain e tij u larguan nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një ditë më vonë nga policia.