Vrau prostitutën ekuadoriane, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

499
Është ekstraduar nga Belgjika drejt Italisë shqiptari Erjon Sejdiraj, i dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin, dhunimin, vrasjen e groposjen në rërë, buzë lumit. Po në provincën e Piacenzës, të prostitutës ekuadoriane Betty Yadira Ponce Ramirez. Ngjarja ka nddhur 16 vite më parë , më 9 dhjetor 1999, në ditën e 20 vjetorit të ditëlindjes së tij. Erjon Sejdiraj e kreu këtë vrasje në bashkëpunim me dy shqiptarët Robert Ziu i arrestuar dhe i dënuar me 15 vite burg e Fatmir Vangjelaj, person ende në kërkim nga policia italiane.

Prej 16 vitesh në kërkim ndërkombëtar shqiptari Erjon Sejdiraj jetonte në Belgjiikë nën një emër fals, ishte i martuar e ndërkohë qe bërë dhe baba. Polcia investiguese e Piacencës ra në gjurmët e tij në vitin 2014 duke e lokalizuar në qytezën e vogël Geluwe, prej 7 mijë banorë, në Fiandre Perëndimore. Emri i tij fals ishte Erjon Ymeri, ndërkohë që kishte fshirë një tatuazh mjaft identifikues: një pikë loti në fytyrë. Kanë qënë shënjat dixhitale të gishtërinjve e fotografitë e shumta të cilat kanë mundur të zbulojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit. Pas rreth një viti Erjon Sejdiraj është mundur të estradohet nga Belgjika në Itali ku do të vuajë dhe dënimin e përjetshëm me akuzën e sekustrim personi, vrasje e qëllimshme e fshehje kufome.
Sigal