Vrau pronarin, gjykata vendos të ekstradojë 23-vjeçarin drejt Londrës, arrestohet avokati i tij

146

Gjykata e Durrësit ka vendosur për ekstradimin e Elton Sefës. Sefa akuzohet se ka vrarë punëdhënësin e tij në Londër, John Woodward. Ai u arrestua më 2 mars me qëllim ekstradimi.

Policia ka arrestuar edhe avokatin e 23-vjeçarit, Arsen Çaushja pasi ka kërkuar pezullimin për ekstradimin e të riut.

Vrasja e 47-vjeçarit britanik:

I riu shqiptar, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak, akuzohet se vitin e shkuar vrau një ndërtues britanik, në një ndërtesë në rikonstruksion në Londrën Qendrore.

Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik.

Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.