Vrau përdhunuesin, ja çfarë është bërë me Nazime Vishën pas daljes nga burgu

441
Vetëm një vit më parë Nazime Visha la burgun dhe nisi jetën e saj. 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe kur doli premtoi se do të niste shkollën.
Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish.
Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.
Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës.
Kanë qenë fqinjët e të rese ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.
LIRIMI I VISHËS
Nazime Visha u lirua më 24 mars 2016, në zbatim të një dekreti faljeje nga Presidenti i Republikës. Në këtë dekret kreu i shtetit pranoi propozimin e bërë nga ministri i Drejtësisë për t’i falur 22- vjeçares pjesën e mbetur të dënimit, gati 3 vjet e 6 muaj. Por përpjekjet e para për lirimin nga qelia të Vishës u shënuan në dhjetor të vitit 2013.
Përmes një letre të hapur të publikuar në programin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në “TV News24”, gjashtë personalitete të mirënjohura të letërsisë, muzikës e artit i kërkuan drejtësisë shqiptare mëshirimin dhe faljen e Nazime Vishës.
Kjo letër u nënshkrua nga shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku, si dhe violinisti Tedi Papavrami. Në dhjetor të atij viti, Ministria e Drejtësisë përcolli në Presidencë kërkesën për falje, por kërkesa nuk gjeti përgjigje pozitive.
Sigal