Vrau për hakmarrje dy vëllezër në 1997, ekstradohet nga Londra lezhiani i dënuar me 22 vite burg (Emri)

680
Është ekstraduar nga Anglia një 46-vjeçar nga Lezha i dënuar me 22 vite burg për vrasje dhe “Armëmbajtje pa leje”. Zyrtarisht policia deklaron se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.
Shtetasi Martin Kaza ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Në vitin 1997, Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.
Sigal