Vrau motrën në mes të qytetit, kush është shqiptari i ekstraduar nga Britania

543
Një shqiptar nga Kosova me inicialet S.K është ekstraduar nga Britania e Madhe me kërkesë së policisë së Prizrenit, pasi akuzohet se ka vrarë motrën e tij në mes të qytetit në vitin 2013 në Prizren.
Sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit krahas S.K., organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, e ndodhur 4 vite më parë.
Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes, ku i dyshuari pasi kishte kryer vrasjen kishte ikur në drejtim të paditur. Mbeten të paqarta motivet e vrasjes së motrës së tij.
Sigal