Vrau me thikë adoleshentin, arrestohet 15-vjeçari në Korçë

519
Arrestohet autori i vrasjes me thikë të adoleshentit 17-vjeçar, që humbi jetën një natë më parë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia e Korçës njofton mëngjesin e sotëm se i arrestuari është një 15-vjeçar me inicialet A.F, banues në fshatin Qatrom, Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në Qatrom, pas një konflikti të çastit për motive të dobta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) në qafë shtetasin R.K, vjeç 17, banues në Qatrom, i cili për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës”- njofton policia. Sipas hetimeve, autori i dyshuar, u kap nga efektivët e Policisë së Korçës, disa ore pasi kishte ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal, pranë këtij fshati.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Sigal