Vrau me armë babanë polic, zbardhet dëshmia e Metallarit: Shkatërrova jetën e motrën, pas 3 javësh …

518
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë i ndodhur në Bathore, ku një 21-vjeçar ka qëlluar dhe vrarë me armë babanë e tij, punonjës policie dhe ka plagosur nënën.

I arrestuari Mirald Metallari është shfaqur i penduar para policisë, ndërsa ka pranuar autorësinë e krimit, duke dhënë edhe dëshminë e tij.

“Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam. I mora pistoletën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë.

Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij, Mirald Metallari që vrau me armë babanë e tij. 
Sigal