Vrau kushëririn, “arrest me burg” Denis Zakës

93

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg” për Denis Zakën, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij të parë Vladimir Murrizi. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Zaka e ka goditur me thikë kushëririn e tij në Greqi mbrëmjen e 3 korrikut. Nga provat materiale, tha prokurori i çështjes, rezulton se viktima ishte larguar nga Shqipëria më datë 25 maj pasi Zaka i kishte thënë që i kishte gjetur punë. Viktima ka punuar si çoban për dy muaj në Larisa dhe mbrëmjen e 3 korrikut kishte njoftuar bashkëshorten se do të kthehej pasi i skadonte pasaporta. Por pas një grindjeje banale Zaka e ka vrarë Murrizin, ndërkohë që për të fshehur krimin kishte dërguar mesash nga telefoni i viktimës duke i thënë bashkëshortes së tij se kishte gjetur një punë të mirë me 850 euro dhe nuk do vinte edhe për disa muaj të tjerë.