Vrau kunatin pastaj edhe veten, flasin të afërmit e 71- vjeçarit :Na tha t’i ndiznim qiri në Kishë

667
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës. Serefedin Zenellari, 71-vjeç vrau me armë kunatin e tij dhe pas disa orësh u vetëvra.

Miqtë e 71-vjeçarit e përshkruajnë Serefedin Zenellari, një njeri shumë të qetë që nuk shkaktonte probleme.

Në një prononcim për mediat, miku i tij tha se Zenellari refuzonte që të pranonte se ishte ndarë nga bashkëshortja, por thoshte se gruaja kishte ikur në Amerikë, tek vajza.

“Ishte shumë njeri i qetë, ne e kemi shumë shokë. Ishim në Voskopojë para një javë. Hanim e pinim bashkë. Madje para një jave na tha që të shkonim të ndiznim qiri në Kishë, por unë s’shkova. Ishte shok shumë i mirë.

Ka qenë shumë njeri i qetë dhe i thellë nuk hapej me shoqërinë. Ishte i ndarë me të shoqen. Një djalë e ka në Greqi dhe një vajzë e ka në Amerikë. Edhe gruaja kishte shkuar tek vajza në Amerikë. Unë e pyesja për gruan, por thoshte sa ka shkuar tek goca nuk tregonte se ishte i ndarë. Ndërsa për marrëdhënien me kunatin nuk di gjë sepse nuk tregonte asgjë”, tha ai.

57-vjeçarit Nako dyshohet se është vrarë nga kunati i tij i moshuar. Ndërkohë, mësohet se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë dje mundonte një shumë prej 13 mijë eurosh.

Gjithashtu, në kantieren e viktimës janë gjetur çarje e grisje të saj, çka tregon se personat janë përleshur. Mësohet se viktima e sotme, Sefedin Zenellari, ishte vëllai i gruas së Gramoz Nakos. Ai ishte baba i dy fëmijëve, por i divocruar nga bashkëshortja.