Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj, shqiptari i masakruar në burg fiton lirinë, por…

584
Sigal

Dritan Demiraj, 30-vjeçari shqiptar që u arrestua për masakrimin e të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri, Silvio Mannina, i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm.

Gjykata e Apelit të Bolonjas ka anuluar dënimin e dhënë dhe ka vendosur këto ditë lirimin e tij. Arsyeja se pse ka ndodhur kjo gjë është gjëndja shëndetësore e Dritan Demirajt.

Pasi u masakrua në qelinë e burgut dhe ra në koma, Demiraj ka pësuar humbje kujtese dhe gjykata vendosi se ai është i paaftë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Apelit e Bolonjës ka vendosur keto dite lirimin dhe anulimin e denimit per shqiptarin 30 vjecar Dritan Demiraj, i cili masakroi  ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarin me te cilin vajza kishte krijuar nje lidhje te re, Silvio Mannina.

Mediat italiane shkruajne se pasi u masakrua ne qeline e burgut dhe ra ne koma, shqiptari ka pesuar humbje kujtese dhe gjykata vendosi se ai eshte i paafte per te qendruar me ne burg. Në vitin 2016, ai është sulmuar në burg nga një ish-boksier i cili e kishte goditur për 15 minuta rresht në kokë me sende të forta.

Demiraj vrau ish-të dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina-n, të dashurin e saj italian. Këtë të fundit ai e vrau në banesën e tij, i ndihmuar nga e fejuara dhe daja, Sadik Dine.