Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, del ekspertiza për Fadil Kasemin: Nuk vuan nga…

516
Fadil Kasemi nuk vuan nga probleme mendore. Ky rezultat ka dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore për biznesmenin 53-vjeçar që i mori jetën ish-bashkëshortes gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të këtij viti pas probleme të shumta mes tyre dhe të përsëritura.
Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa në të thuhet se ai nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së krimit.
Ishte avokati i Kasemit që kërkoi ekspertize mendore për klientin e tij. Akt-ekspertimi psikiko ligjor është kryer pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.
Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Sigal