Vrau gruan me thikë, shqiptari nuk pendohet para policisë, fqinjët tregojnë…

433
Të tjera detaje janë bërë të ditura nga ngjarja që tronditi pak ditë më parë Italianë.
Një shqiptar 62-vjeçar i identifikuar si Muhamed Vrapi ka goditur 15 herë me thikë gruan e tij 52-vjeçare e identifikuar si Diana Vrapi.
Ai e ka pranuar krimin dhe mësohet se gruan e ka goditur me një thikë kuzhine 25 centimetra.
Ai në mënyrë të përsëritur ka goditur mbi trupin e gruas dhe kur është arrestua nga policia nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendimi.
Si fillim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka arritur fqinja e shqiptarit, ku autori i krimit i është drejtuar me këtë fjalë asaj: “Është e kotë që vraponi, kështu që tani nuk ka asgjë për të bërë.”
Kjo është fraza që Muhamed Vrapi i tha fqinjës së tij, e cila ka shkuar që ti vijë në ndihmë Diana Koni Vrapi pak para vdekjes së saj. Gruaja, ka dëgjuar britmat e viktimës, në lagjen ku jetonin dy bashkëshortët shqiptarë, dhe ajo ka shkuar dhe është gjendur përpara një pamje të tmerrshëm. Muhamed Vrapi i kishte duar me gjak dhe gruaja e zhytur gjak, e cila kishte nevojë për ndihmë. Por gruaja ka ndërruar jetë shumë shpij për shkak të plagëve të marrë.
HETIMET/ Theri gruan me thikë, dalin detaje të reja për çiftin shqiptar
Xhelozia dhe një sherr se kush do të menaxhonte kursimet dhe paratë pas një ndarjeje që po diskutohej janë dy nga pistat në të cilat po heton policia italiane pas krimit në familjen shqiptare në Itali, ku burri vrau me 15 goditje thike gruan e tij, Dianën.
Mediat italiane shkruajnë se duket se çifti ishte në debat për t’i dhënë fund martesës nga e cila kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Ky duket të ishte shkaku i sherrit që degjeneroi në banesë dhe Muhamed Vapri, 62-vjec vrau Diana Vapri Koni. Ai ka dëshmuar deri në mbrëmje vonë rreth krimit, pasi e kishte pranuar se ishte ai autori.
Policia ka thënë se gruaja kishte vendosur ta linte, ndërkohë që kishte debat mes tyre për paratë dhe debate xhelozie.
Prej disa kohësh, sipas burimeve nga të afërm të viktimës, gruaja e qortonte se burri i saj shpenzonte shumë kohë në chat me një mikeshë të vjetër që jetonte në SHBA.
Tre ditë para krimit, Diana kishte lënë banesën e përbashkët dhe ishte transferuar te motra. Burri tregohet se ishte shumë autoritar, por nuk ka pasur asnjë denoncimin nga ana e viktimës për të.
Sigal