Vrau gruan me thikë, humb jetën në burg i dënuari për vrasje. Ja kush është

517
Ka humbur jetën i dënuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ruzhdi Luzi.

Luzi, 58-vjeç, vuante dënimin në burgun 302 në Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Mësohet se ai është ndjerë keq dhe është mjekuar në spitalin e burgut, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Vdekja e 58-vjeçarit nga Kuçova është shënuar në rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Dyshohet se Luzi ka humbur jetën pas probleme shëndetësore që ka shfaqur.

Krimi
Natën duke u gdhirë 1 Dhjetor, ai vrau bashkëshorten e tij me thikë, 49-vjeçaren Manjola Luzi, në banesën në fshatin Drizë të Kuçovës, ku të dy jetonin bashkë me fëmijët.

Autori ka telefonuar policinë dhe i ka treguar lidhur me krimin. Në banesë, kanë qenë edhe tre fëmijët, dy djem dhe vajza, të cilëve u është ‘trembur’ gjumi vetëm pasi në banesë mësynë efektivë të policisë që arrestuan babanë e tyre. Sipas hetimeve, vrasja ka nodhur për shkaqe xhelozie.

Dënimi
Muajin e shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Ruzhdi Luzin. Fillimisht, Luzi u dënua me 35 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Luzi dënimi përfundimtar u vendos 25 vite heqje lirie.

Përpara dhënies së vendimit, Luzi ka pranuar autorësinë e krimit, duke shfaqur pendesë të thellë para gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë ai ka treguar se krimin e rëndë e ka kryer në kushtet e gjaknxehtësisë.

Sipas prokurorisë, shkak i vrasjes ka qenë xhelozia, ku Luzi dyshonte se gruaja e tij Majlinda e tradhtonte, dhe për pasojë ai i ka marrë jetën me thikë, duke lënë tre fëmijë jetimë.
Sigal