Vrau efektivin e FNSH, autori rrezikon burgim përjetë

516
Autori i vrasjes së efektivit të policisë një ditë më parë në Torovicë të Lezhës, tashmë do të hetohet e gjykohet nga Krimet e Rënda. David Qosja ka pranuar krimin e kryer, por nuk ka dhënë një motiv se përse qëlloi me armë fillimisht duke terrorizuar banorët e Torovicës e më pas duke vrarë efektivin e FNSH. Referuar Kodit Penal, Qosja është vënë nën akuzë për vrasje të punonjësit të policisë së shtetit, vepër kjo sipas hetuesve kryer me dashje dhe sipas nenit 79/b të Kodit Penal, ai rrezikon burgim minimal 30 vite deri në burgim përjetë.
Sigal