Vrau dy prindërit në Peshkopi, flasin motra dhe vëllai i autorit: U gëzuam…

630
Sigal

Autori i krimit të rëndë qe u regjistrua te enjten ne nje banese ne Peshkopi, është arrestuar vetëm disa momente më pas nga efektivë të Policisë, të cilët janë ndodhur afër vendit të ngjarjes.

Ata e kanë parë Qemal Selen me armë në dorë dhe në një kohë mjaft të shpejtë negocimi e kanë bindur të hidhte armën në tokë dhe të vetëdorëzohej. Më pas janë marrë në pyetje edhe motra dhe vëllai i tij, të cilët kanë deklaruar se ishin përpjekur ta çonin në spital pas depërtimit, por nuk kishin arritur ta bindnin. Ata janë shprehur se Qemali ka mbërritur pranë familjes dy ditë më parë.

“Nuk e dinim se do të vinte. Patëm biseduar me telefon dhe nuk na pati thënë se do të kthehej. Nuk e dinim se nuk ishte mirë me shëndet. Fillimisht u gëzuam që u kthye, por kur e pamë se nuk ishte mirë, u mërzitëm shumë. Tentuam ta çonim për vizitë në spital, por ai nuk pranoi”, kanë rrëfyer ata për hetimorët.

Blutë do t’i marrin në pyetje sërish më vonë për të qartësuar edhe një herë momentin e krimit, pasi motra dhe vëllai i të arrestuarit nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje të hollësishme se çka ndodhur konkretisht në banesën e tyre. Mësohet se 26-vjeçari gjatë qëndrimit në Angli është kuruar, por nuk dihet qartësisht për çfarë.