Vrau biznesmenin grek, ja kush është shqiptari që u ekstradua sot nga Belgjika

502
Sigal

Një shqiptar i moshës 40 vjeç, i quajtur Elvis Gjergji, u ekstradua sot nga një burg i Belgjikës për në Greqi, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit grek Alexandros Stamatiadis.

Ai e kreu vrasjen në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë më 2 prill 2018 në Greqi.

Së bashku me katër persona të tjerë që ndodhen aktualisht në burgjet greke, një për grabitje, ata akuzohen për kryerjen e 69 vjedhjeve të shtëpive në 12 qarqe të ndryshme që nga nëntori 2017 deri në prill 2018.