Vrau bashkëshorten, arrest me burg për gardistin

529
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për gardistin Admir Dervishi, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij. Masa është dhënë paraditen e kësaj të premte. Mëngjesin e dy ditëve më parë, Admir Dervishi vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ilda Dervishi 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Mësohet se në momentin e krimit në banesë kanë qënë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Sigal