Vrau 8 pjesëtarë të familjes, prokuroria kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn

431
Sigal

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ritvan Zykajn, i cili vrau 8 anëtarë të fisit të tij.

Pas seancës paraprake është vendosur nga gjykata kalimi i heshtjes në gjykim. Zykaj ka rezultuar i rregullt nga gjendja mendore, dhe gjate hetimit, ka shporehur pendese per vrasjet

Masakra ndodhi verën e vitit të kaluar në Selenicë të Vlorës.

Si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik shqiptar

Pasditen e se premtes (10 gusht) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeç bashkëshortes së tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijëve Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi.