Vrau 50 vjeçarin pas konfliktit për pronën, policia kap autorin

391
Si rezultat i një pune intensive nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Tom Lala, 69 vjeç, banues në Gallatë-Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, në datën 2 prill të këtij viti, 69 vjeçari ka vrarë me armë gjahu shtetasin me inicialet M.N., 50 vjeç, banues në Gallatë-Kurbin, për çështje pronësie. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
Sigal