Vrau 3 vajzat, ja dëshira e vetme e Edlira Çopës

29
Ajo vizitohet vetëm prej priftërinjve. Dy vite pas aktit makabër, të therjes me thikë të tre vajzave të saj të mitura, Edlira Çopa, u ka kërkuar priftërinjve të shkojë në Kukës dhe të qaj mbi varret e fëmijëve. Edlira Copa, mbrëmjen e 9 Marsit të vitit 2014, theri me thikë ato që ajo i quan “gëzimet e jetës së saj,” vajzat e vogla Sidni vetëm 3 vjeç, Keisi 10 vjec dhe Simona 13 vjecare, pas një krize divorci me bashkëshortin.
Nga klinika psikiatrike ku është e shtruar me diagnozën e “paaftë të kuptoj e gjykoj, si një rrezik social”, Edlira Çopa i ka dërguar një letër at Franko Ceçhin, priftit të qytezës San Nicolo di Leço dhe priftit Adriano Bertochi, të cilët e vizitojnë shpesh në klinikë së bashku me dy motra të tjera. “Ajo e kupton aktin e tmerrshëm që ka kryer, thotë prifti. “Ajo do të donte të kthente kohën pas, të sakrifikonte jetën e saj për to, por e di se kjo nuk është më e mundur. I mungojnë shumë, po ndien një boshllëk të madh”,­ thotë prifti për Edlirën.
“Ajo na ka kërkuar ta ndihmojmë dhe të mos e lëmë të qetë. Ka nevojë për njerëz të cilët dëshmojnë për mëshirën e Perëndisë, njerëz të cilët janë të aftë për ta pranuar, jo gjykuar.Pavarësisht nga pesha e asaj që ajo ka kryer, falë atyre që e rrethojnë dhe mjekët që e ndjekin, Edlira po shërohet ngadalë, duke u përpjekur të bisedojë me nënat e tjera si ajo që i kanë prerë në mes jetën bijave.
“Një nga dëshirat e Edlirës, shprehen at Franko Ceçhin e at Adriano Bertochi, është t’i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit “gëzimet e jetës së saj”, e të qaj mbi varret e tyre në Kukës. Por është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetoj me boshllëkun që ajo vet në mënyrë inkoshiente ka provokuar, përfundojnë priftërinjtë.