Vrau 2 turistët çek, Gjykata refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Mjacajt

480
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj shtetasit Sokol Mjacajt, i cili akuzohet për ekzekutimin e çiftit çek në muajin korrik të këtij viti në Dukagjin. Mjacaj pa nisur ende seanca, i ka kërkuar trupit gjykues që kryesohej nga gjykatësi, Arbër Çelaj, që t’i caktonte një avokat mbrojtës pasi nuk dispononte lekë për ta paguar atë, kërkesë e cila u mor parasysh nga togat e zeza. Me të nisur séanca gjyqësore, avokatja mbrojtëse Elvira Jakova i ka kërkuar trupit gjykues gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë faktet, pasi nuk disponojnë prova të tjera përveç atyre të paraqitura nga akuza. Pasi janë tërhequr për të marrë vendimin, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes, vendim që është cilësuar i çuditshëm nga avokatja Elvira Jakova e cila shprehu kërkesën tjetër për vënien e 3 grupeve ekspertimi psikologjik në dispozicion të Mjacaj. Por edhe kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ana e gjykatës. Mungesa e 5 dëshmitarëve të çështjes, të cilët u thirrën në seancë nga prokurorja Shqiponja Milla, detyroi akuzën që të shtyjë seancën për në muajin nëntor. Prokuroria pritet të kërkojë burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn për vrasjen e dyfishtë. Në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues të ambasadës çeke në vendin tonë.
Sigal