Policia dhe Njësia Speciale RENEA kanë sekuestruar 5 makina të blindura në Shkodër të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.
Efektivët e RENEA-s vijojnë kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës pas vrasjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet.
Forcat e policisë vijojnë kontrollet intensive në qytet dhe është vënë në ndjekej të personave me precedentë të mëparshëm penalë.
Kujtojmë se brenda tre muajsh janë vrarë 6 persona dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur të zhdukur në Shkodër.