Vrasja te “De Niro”, Apeli lë në burg Trimin

440
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën arrest me burg për Alban Trimin, ish-efektivi i akuzuar se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vertetës ne vrasjen e ndodhur te lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiça. Trimi sëbashku me mjekun, Redjan Rrahja kanë qenë në një tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja dhe kanë marrë sendet personale te tij. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit kanë treguar se sapo është ekzekutuar 36-vjeçari, mjeku Redjan Rrahja ka marrë çantën e viktimës dhe ka nxjerrë pistoletën dhe celularin, të cilën e ka fshehur në ambjetet e lokalit ku kamera nuk regjistron. Por pas disa minutash, pistoleta dhe celulari është marrë nga Alban Trimi, i cili e ka futur në brez dhe është larguar nga lokali. Këto veprime janë kryer menjëherë pas dërgimit të trupit të Çiços në drejtim të spitalit, ndërkohë që lokali ka qenë i zbrazët, pasi klientët janë larguar me shpejtësi pas dëgjimit të krismave. Sipas Prokurorisë, menjëherë pas kqyrjes së pamjeve është nxjerrë urdhëri i ndalimit për efektivin, por ai është ekzekutuar nga policia vetëm dy ditë më pas me argumentin se nuk gjendej, ndërkohë sipas verifikimeve Trimi ka marrë pjesë në varrimin e viktimës Çiça në Tepelenë. Trimi nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ai ka pretenduar se nuk ka lidhje më ngjarjen për të cilën akuzohet.
Sigal