Vrasja nga RENEA e Kostandinos Kaçifas, reagon qeveria greke

617
Sigal

Qeveria greke ka reaguar pas vrasjes nga ana e forcave shqiptare RENEA të Kostandinos Kaçifas i cili hapi zjarr nda policisë shqiptare dhe më vonë në një shkëmbim zjarri u ekzekutua nga RENEA në Bularat.

Qeveria grke thotë se kanë vëzhguar nga afër këtë episode dhe pret që autoritetet shqiptare të shpjegojnë rrethanat në të cilat u vra qytetari grek.

“Autoritetet greke, së bashku me ato shqiptare, vëzhguan nga afër ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku shtetasi grek dyshohet se hapi zjarr me një pushkë Kallashnikov kundër automjetit të policisë shqiptare, e cila kërkoi arrestimin e tij.

Vetëm tani e jemi njoftuar zyrtarisht se në përplasjen me forcat e policisë shqiptare, Konstandini Katsifas humbi jetën.

Ne ndiejmë shumë keqardhje për vdekjen e emigrantit grek dhe përcjellim ngushëllimet tona ndaj familjes së tij.

Sidoqoftë, është e papranueshme që gjërat të arrijnë deri në këtë pikë të humbjes së një jetë njerëzore.

Ne presim autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmarrim menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.