Vrasja në Tiranë, ja kush është viktima i njohur edhe si ‘Menaxheri i Vipave’

250

Zbulohet identiteti i viktimës që u vra pak minuta më parë pranë sheshit Wilson.

Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes

Kurti është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe dhunimin e një tregtari në Durrës që përfundoi në vrasje. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij e mori daja, ndërsa në rastin e dytë u akuzuan vjehrri dhe vëllai i vjehrrit.

Por mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri i morën jetën në momentin që po ngjitej për në banesë.