Vrasja në Tiranë/ DETAJE: Kush është biznesmeni i ekzekutuar, si u krye krimi…

633
Viktima e vrasjes me armë zjarri në Tiranë këtë të mërkurë është biznesmeni Memli Begalla, 66 vjeç, me disa aktivitete.
Rreth orës 21:00, në Sallën Operative të Policisë një telefonatë dha alarmin se në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes pallateve, një burrë ndodhet i shtrirë në tokë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se 64-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri.
Policia ka shoqëruar disa persona qe mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.
“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore”, si dhe “po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë se saj”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Burime thanë se personat e pyetur lidhur me ngjarjen kanë thënë se nuk kanë dëgjuar zhurmë. Kjo krijon dyshime se Begalla mund të jetë vrarë me armë zjarri me silenciator, ose vrasja mund jetë kryer me puthitje.
Po shqyrtohen kamerat e sigurisë në hyrje dhe dalje të pallatit, ndërsa dyshohet se ka kamera në brendësi të parkimit, ku u gjet i pajetë 64-vjeçari.
Sigal