Vrasja në Thumanë, vetëdorëzohen dy autorët, policia arrestimin e 4 personave që i ndihmuan për t’u fshehur

458
Pak ditë pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Thumanë, policia deklaron se dy pre autorëve të dyshuar në këtë vrasje janë vetëdorëzuar. Burime nga policia pohojnë se njëri prej autorëve, Besnik Kora, është dorëzuar në Komisariatin e Rrëshenit, ndërsa tjetri, Daniel Kora, në Lezhë.
Ndërkohë, pak kohë para se dy të dyshuarit të dorëzoheshin, policia thekson se kishte arrestuar 4 persona të akuzuar për dhënie ndihme dhe përkrahje të autorëve të krimit.
Emrat e tyre sipas policisë janë: Paris Gjeta, 22 vjeç, Ardian Gjonaj, 36 vjeç, Preng Gjeta, 54 vjeç dhe Shpëtim Nikolla, 44 vjeç. Sipas policisë, mbi ta rëndon akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit dhe veprime që mbulojnë zbulimin e së vërtetës”.
Më herët, Gurali Kora, 56 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë si i dyshuari kryesor bashkë me tre djemtë e tij për tri vrasjet. Para hetuesve të çështjes ai ka thënë se ka qenë ai autori i krimit të trefishtë në fshatin Thumanë të Krujës, duke përjashtuar tre djemtë e tij.
Pas arrestimit të 56 vjeçarit dhe vetëdorëzimit të dy fëmijëve të tij, Besnik dhe Daniel Kora, policia vijon kërkimet për kapjen e vëllain e tyre, Pëllumb Kora.
Ndërkohë, pak ditë më parë Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen e masakrës, ku mbetën të vrarë babë e bir, Fran e Arben Çeku, përkatësisht 79 dhe 44 vjeç dhe nipi i tyre 20-vjeçar Enea Rama, ndërsa mbeti e plagosur Luçie Çeku, 65 vjeçe, duke nxjerrë në dritë edhe motivet e saj.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, rreth 90 minuta para ngjarjes, Arben Çeku dhe Pëllumb Kora kanë pasur një përplasje fizike mes tyre në ambientet e lokalit të fshatit, ku i pranishëm ishte edhe një prej vëllezërve Kora. Shkak i konfliktit mes Arben Cekut dhe Pëllumb Korës, duket se është bërë një ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, ku vëllezërit Kora kishin rrahur një shokun e Arbenit, i cili punonte gjithashtu si shofer furgoni.
Sigal