Vrasja në Pukë, policia arreston autorin 25-vjeçar (DETAJE)

488
Sigal

Policia ka arritur të vërë në pranga 25-vjeçari Enderis Dodaj, i cili akuzohet për vrasjen e një Petrit Bibë, 30 vjeç, mbrëmjen e së premtes në Pukë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila me anë të një njoftimi për mediet thotë:

“Në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë ju njoftojme se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi P. B.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme”.

Kujtojmë se Dodaj e ka vrarë nga pakujdesia 30 vjecarin Biba, me origjinë nga Mirdita.

30-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Pukës, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, por për shkak të gjendjes kritike, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një HEC-i, në fshatin Kaftallë të Pukës, ku të dy të rinjtë ishin të punësuar. Sipas Policisë, Biba kishte plagë me armë zjarri tejshpuese në bark, që dyshohet se janë shkaktuar nga një armë automatike.

Për shkak të errësirës, por edhe për arsye se i plagosuri është transportuar nga banorët e zonës drejt spitalit, Policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit.