Vrasja në Mamurras, arrestohen edhe 2 persona të tjerë

467
Policia e Lezhës ka arrestuar sot edhe dy persona të tjerë lidhur me konfliktin e armatosur të një dite më parë, duke sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur. Zanafilla e konfliktit, sipas burimeve të Policisë, ka qenë goditja e Dorjan Mamlit nga kushërinjtë e tij, pasi ai kishte negociuar për konfliktin e Enrik Mamlit me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të viktimës.
Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, policia bën të ditur se teksa vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin “Range Rover”, janë përplasur me mjetin tip “Benz” ku lëviznin Gentjan Elezi, Taulant Bebri dhe Naim Tafa. Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Naim Idriz Tafa, 35 vjeç, dhe janë plagosur tre persona. Të plagosurit Altin Çoku, Idriz Tafa dhe Besim Xhetani kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, sqaron policia.I dëmtuar fizikisht ka mbetur dhe Dorjan Mamli – jo me armë zjarri, por për shkak të konfliktit me kushërinjtë e tij. Të arrestuar nga kjo ngjarje janë Enrik Mamli, 28 vjeç, Taulant Bebri, 26 vjeç dhe Dorjan Mamli, 31 vjeç. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Tom Mamli, Paulin Mamli dhe Gentjan Elezi.
Sigal